• Horizonti në Milano
  • «Mirëseerdhët!» nga vëllezërit tanë italianë
  • Dëshmi publike në Mondelo, Palermo
  • Mailand
  • Asago Mediolanum Forum, Milano
  • "Mirëseerdhët!" nga vëllezërit tanë në Sardenjë
E mëparshme Tjetër

Ciao e Benvenuti!

Mezi presim të vini në kongresin special në Milano 2017! Sa emocionuese është ‘të bekojmë Jehovain mes turmave të mbledhura’! (Psalmi 26:12) Do të jetë një mbledhje inkurajuese e besimforcuese si dhe një mundësi e shkëlqyer për ‘t’u zgjeruar’.—2 Korintasve 6:13.

Shpresojmë të planifikoni një udhëtim, që të vini e të shikoni se si e kryejnë ‘veprën e shenjtë të lajmit të mirë të Perëndisë’ vëllezërit e motrat në Milano, një vend me raca, kultura e gjuhë të ndryshme. (Romakëve 15:16) Në këtë qytet të zhvilluar, dhe pse veçoritë moderne mbizotërojnë mbi ato antike, veprat e artit dhe arkitektura mbresëlënëse dëshmojnë për historinë e tij të lashtë. Gjithashtu, ju kujtojmë se mund të kënaqeni me ambiente të bukura natyrore dhe të shijoni ushqimin italian, të famshëm në të gjithë botën.

Niseni që tani udhëtimin duke vizituar faqet e tjera të këtij siti dhe njihni pak më mirë Milanon, historinë teokratike në Itali dhe vendin e kongresit në Asago.

Udhëtim të këndshëm!

Vëllezërit dhe miqtë tuaj në Itali

Your brothers and friends in Italy

Logo

Data

Korrik 2017

Shtetet e ftuara

Francë

Kroaci

Spanjë

Shqipëri

Shtetet e Bashkuara

Zvicër

Shtetet e Bashkuara Spanjë Milano, Itali Francë Zvicër Kroaci Shqipëri